About
Bleta.Net

Kompania e Internetit , e themeluar në vitin 2006.

Vlerat tona :
1) Marrëdhëniet me klientët : Ne e kuptojmë që mbajtja e një marrëdhenie të fortë me klientët do të na cojë në kuptimin dhe respektimin e më shumë nevojave të klientit .
2) Zgjidhje ekonomike dhe efektive : Ne përpiqemi të ofrojmë shërbim me cmime ekonomike , në mënyrë që të kënaqim nevojat e ndryshme të klientëve.
3) Etika dhe Integriteti : Ne e rrisim biznesin tonë duke punuar me ndershmëri të plotë .
4) Arritje dhe përsosmëri : Ne synojmë që të arrijmë standartet e larta që kemi vendosur dhe të vazhdojmë të ofrojmë shërbime me cilësi të lartë .

Misioni : Të tejkalojmë nevojat dhe pritjet e të gjithë klientëve tanë , duke ofruar shërbime cilësore dhe mbështetje të plotë për të gjithë. Të ofrojmë zgjidhje të plotë për klientët duke integruar teknologjinë më të fundit dhe me cmime efektive. Përparësia jonë kryesore është ofrimi i shërbimeve profesionale duke rezultuar në kënaqësi të plotë për të gjithë .

Vizioni : Vizioni ynë është ruajtja e nivelit tonë të lartë të shërbimeve cilësore në mënyrë që të jemi ofruesi më i mirë dhe i preferuar i shërbimit të internetit dhe televizionit. Në Bleta.Net ne ndjekim një politikë , e cila ka të bëjë me arritjen e shërbimeve të qëndrueshme , që vazhdimisht të plotesojmë nevojat dhe dëshirat e klientëve.

section-8b26f75

Historik

Bleta.Net është themeluar në vitin 2006 . Nisi me një dyqan të vogël dhe me pajisje me kapacitet të kufizuar. Falë punës së palodhur të stafit si dhe gjithmonë duke i dhënë përparesi klientëve , ne kemi arritur të jemi kompania më e preferuar dhe e besueshme e klienteve. Bleta.net ishte kompania e parë e cila solli teknologjinë e fibrës optike në shtëpitë tuaja. Besimi juaj ndaj nesh na ka dhënë forcë për të arritur aty ku jemi, lider në ofrimin e shërbimit cilësor.

Publikime

Shfletoni manuale, dokumenta në lidhje me shërbimet dhe aparaturat tona .

  1. Kontrata tip e pajtimtarit.
  2. Treguesit e cilësisë.
  3. BLETA SHPK PLAN TRAJTIMI
  4. Udhezues i perdoruesit per incidentet e sigurise
ZonaEmbulimit

Zona e Mbulimit Me Fibër

Zbuloni nëse mund të përfitoni nga shërbimet e reja të Bleta.Net !