Aparaturat që ne ofrojmë janë në përdorim . Klienti paguan një kosto si garanci për përdorimin e aparaturave . Në rastin kur klienti bën mbylljen e kontratës , ai duhet të dorëzoje pajisjet te një prej dyqaneve tona .
Kujdes : Garancia nuk e mbulon koston e aparaturave, që do të thotë se klienti nuk i blen pajisjet , por i merr në përdorim!
Për të hapur një kontratë të re në Bleta.Net , mjafton të paraqiteni me kartën tuaj të identitetit në një prej dyqaneve tona . Lini një adresë sa më të saktë në mënyrë që të mos kemi vonesa në instalim.
Me një IPTV ju mund të bëni abonim vëtëm në një nga paketat Tring ose Digitalb , jo në të dyja bashkë dhe me një IPTV mund të lidhet vetëm një televizor. Nëse do të doni t'i keni të dyja paketat në shtëpi atëherë ne ju sugjerojmë të merrni një IPTV të dytë për një televizor tjetër .
Në rast se dëshironi të perforconi sinjalin e wireless ne ju sugjerojmë të shtoni një router tjetër , ose një router Netis të cilin mund ta gjeni tek çdo dyqan i Bleta.Net .
Kur klienti vendos të mbylli kontratën , duhet që të dorëzojë aparaturat tek një prej dyqaneve tona. Më pas bëhet kontrolli i pajisjeve nga teknikët dhe në qoftë se pajisjet janë kthyer në gjendje funksionale , klientit i kthehet garancia e paguar në fillim të hapjes së kontratës .
Në rastin kur afati i përfundimit të kontratës nuk ka përfunduar , klienti paguan një penalitet i cili është i përcaktuar në kontratë .
Gjithashtu klienti duhet të dorëzojë pajisjet tek një nga dyqanet tona. Nëse pajisjet janë në gjendje funksionale , klientit i kthehet garancia e paguar në fillim të lidhjes së kontratës .
Për të rritur shpejtësine e internetit mjafton të paguhet një diferencë lekësh për shpejtësinë e dëshiruar dhe ndryshimi i shpejtësisë bëhet menjëherë .
1. Sigurohemi që është bërë lidhja fizike e IPTV me televizorin apo me kabëll RCA
2. Ndërrojmë porten hdmi pas televizorit (në rastet kur lidhja bëhet me kabëll HDMI)
3. Zgjidhet opsioni I saktë I output në televizor (shtypim butonin input ose source me telekomandën e televizorit dhe zgjedhim opsionin e saktë)
4. I bëjme restart aparaturës IPTV duke e hequr nga priza e korentit dhe nëse problemi vazhdon kontaktojmë me numrin e suportit teknik +355 52 800808 .
1. Sigurohemi që porta Ethernet e iptv është e ndezur pas IPTV
2. Sigurohemi që të jetë e populluar fusha : Addressa IP
3. Navigojmë me telekomandën e IPTV tek opsioni “Try Again” dhe shtypim butonin “OK”
4. Nëse problemi vazhdon , kontaktojmë me numrin e supportit teknik +355 52 800808
1. I bëjme restart aparaturës IPTV
2. Nëse problemi vazhdon dalim tek menuja krysore dhe navigojmë tek opsioni “konfigurime”
3. Tek “konfigurime” kërkojmë opsionin “video”
4. Pasi klikojmë “video” kontrollojmë opsionin “force to dvi”
5. Nëse është off ndërrojmë portën e fishës HDMI
6. Nëse është on e kalojmë off dhe I bëjmë restart IPTV