Internet në shtëpi

Bleta sh.p.k, është prezent në tregun Shqiptar prej afro 15 vitesh, i fokusuar në qytetin e Durrësit, në fushën e Teknologjisë së Informacionit, ku vend kryesor zë Ofrimi i Shërbimeve të Telekomunikacionit si edhe një gamë të gjerë sherbimesh si:

  • Televizion në teknologjinë IPTV
  • Telefoni (VoIP) me tarifa ndërkombëtare shumë të favorshme
  • Ndërtim/Konfigurim Centrale Telefonike
  • Projektim/Realizim Sisteme të automatizuara IVR
  • Projektim/Ndërtim Faqesh Interneti(Web Desing)
  • Web Hosting(Mirëmbajtje të faqeve në serverat tonë)
  • Projektim/Realizim programesh sipas nevojave të biznesit tuaj
  • Ndërtim/Konfigurim Rrjete Kompiuterike mbështetur në teknologji të ndryshme si: Wireless,
    Ethernet, Fibër Optike, Coaxial Cable, PLC-Kabëll Elektrik, etj…
  • Konsulencë Informatike (Studiojmë së bashku projektet tuaja)
  • IT Business Solutions (Zgjidhje cilësore dhë të sigurta për biznesin tuaj)
  • Lidhje të sigurta për transferim të dhënash

FTTH Pershkrimi i Rrjetit

Nje rrjet me fibër në shtëpi (FTTH), konsiston në një rrjet aksesi bazuar në fibër, që lidh një numër të madh përdoruesish në një pikë qendrore të njohur si nyje aksesi ose pikë presence (POP). Cdo nyje aksesi do të përmbajë paisjet e transmetimit elektronik (aktive) për të ofruar aplikacionet dhe shërbimet mbi fibrën optike drejt abonentit. Cdo nyje aksesi furnizohet nga një rrjet më i madh fibrash optike, i cili lidh të gjitha nyjet e aksesit deri tek rrjeti kryesor shpërndarës. Rrjetet e aksesit mund të lidhin:

  1. Rrjet fiks antenash wireless, për shembull Wireless LAN ose WiMAX
  2. Stacionet bazë të rrjeteve mobile
  3. Abonentë në pallate, shtëpi ose blloqe
  4. Ndërtesa më të mëdha si shkolla, spitale dhe biznese
  5. Sisteme sigurie dhe struktura monitorimi si kamerat e sigurisë, alarmet e sigurisë dhe aparatura kontrolli.