FAQ

PYETJET MË TË SHPESHTA

 

Aparaturat që ne ofrojmë janë në përdorim . Klienti paguan një kosto si garanci për përdorimin e aparaturave . Në rastin kur klienti bën mbylljen e kontratës , ai duhet të dorëzoje pajisjet te një prej dyqaneve tona .

Kujdes : Garancia nuk e mbulon koston e aparaturave, që do të thotë se klienti nuk i blen pajisjet , por i merr në përdorim!

1. Aparatura wireless e vendosur nga Bleta është për përdorim familjar dhe funksionon mirë brenda të njëjtës dhomë.
2. Nuk garantohet mbulimi i saktë për Bare, Restorante apo ambjente të mëdha ku mund të lidhen më shumë se 5-6 përdorues njëkohësisht.
3. Nuk garantohet mbulimi i saktë për shtëpi të mëdha apo nga njëra dhomë në tjetrën. Me nuk garantohet do të thotë që mund të funksionojë shumë mirë disa herë por edhe nuk mund të funksionojë fare.
Kjo për arsye se është shtuar shumë përdorimi i aparaturave wireless dhe frekuenca e lirë 2.4Ghz është shumë e ngarkuar dhe krijon zhurma, interferencë. Kjo frekuencë gjithashtu nuk është planifikuar për të kaluar muret.
Shërbimi wireless mund të funksionojë shumë mirë tek një vend por jo tek një tjetër, varet edhe nga interferencat që i vijnë nga apartura të tjera wireless apo nga kanali ku trasnmetojnë këto aparatura.
Për të hapur një kontratë të re në Bleta.Net , mjafton të paraqiteni me kartën tuaj të identitetit në një prej dyqaneve tona . Lini një adresë sa më të saktë në mënyrë që të mos kemi vonesa në instalim.
Ne ofrojmë 2 lloje router-i : Router Optik dhe Router Optik Wireless . Router-i Optik Wireless ka si opsion shtesë ofrimin e wireless .
Me një IPTV ju mund të bëni abonim vëtëm në një nga paketat Tring ose Digitalb , jo në të dyja bashkë dhe me një IPTV mund të lidhet vetëm një televizor. Nëse do të doni t'i keni të dyja paketat në shtëpi atëherë ne ju sugjerojmë të merrni një IPTV të dytë për një televizor tjetër .
Në rast se dëshironi të perforconi sinjalin e wireless ne ju sugjerojmë të shtoni një router tjetër , ose një router Netis të cilin mund ta gjeni tek çdo dyqan i Bleta.Net .
Nëse në aparaturën e routerit ju shfaqet një dritë e kuqe atëherë telefononi Suportin Online në numrin +355 69 405 9755 ose +355 52 800808 .
Kur klienti vendos të mbylli kontratën , duhet që të dorëzojë aparaturat tek një prej dyqaneve tona. Më pas bëhet kontrolli i pajisjeve nga teknikët dhe në qoftë se pajisjet janë kthyer në gjendje funksionale , klientit i kthehet garancia e paguar në fillim të hapjes së kontratës .
Në rastin kur afati i përfundimit të kontratës nuk ka përfunduar , klienti paguan një penalitet i cili është i përcaktuar në kontratë . Gjithashtu klienti duhet të dorëzojë pajisjet tek një nga dyqanet tona. Nëse pajisjet janë në gjendje funksionale , klientit i kthehet garancia e paguar në fillim të lidhjes së kontratës .
Bleta.Net ofron transferim linje në një zonë tjetër në rastin kur kemi mbulim me fibër në atë zonë .
Për të rritur shpejtësine e internetit mjafton të paguhet një diferencë lekësh për shpejtësinë e dëshiruar dhe ndryshimi i shpejtësisë bëhet menjëherë .
FTTx (Fiber To The x) është një term që përdoret për të caktuar sistemin e shpërndarjes së fibrave optike të transportuesit për klientin përfundimtar.
Ka disa mënyra për ta bërë këtë arkitekturë dhe për të siguruar internet më të shpejtë për shtëpitë dhe bizneset.
Fibra optike mund të shkojë direkt në vendndodhjen përfundimtare, ose madje të shkojë në një pikë të caktuar, të quajtur milja e fundit, për të vazhduar më pas rrugën duke përdorur një kabllo metalike ose koaksiale.

Cilat janë llojet e FTTHx?
Termi FTT vjen me një shkronjë përfundimtare, që identifikon llojin e sistemit të përdorur për të sjellë internet ose TV përmes fibrës optike.
Në rastin e FTTH jemi në gjendje të marrim disa shërbime në të njëjtën kohë, të tilla si internet, telefon dhe TV. Në këtë arkitekturë shpejtësia është më e madhe, pasi fibra shkon direkt në pikën përfundimtare, pa ndërmjetësim. Teknologjia është basti i madh për të ardhmen.
Por ka edhe terma të tjerë që përfaqësojnë sisteme të ndryshme. Ky është rasti i FTTB (Fiber To The Building), i përdorur në ndërtesa. Në këtë arkitekturë, fibra vjen një pikë në ndërtesë dhe shpërndahet përmes rrjetit Ethernet, i cili përdor një rrjet ose kabllo bakri.
Në ngjashmëri me FTTB, FTTC (Fiber To The Curb) fibra optike shkon në një kuti që është në një rrugë. Nga atje, lidhja shpërndahet në të njëjtën mënyrë: përmes VDSL2 ose Ethernet dhe kabllo koaksiale ose bakri.
FTTD (Fiber To the Desk) mund të jetë edhe më efikase, pasi të gjithë kabllot shkojnë direkt në kompjuterin e përdoruesit, pa asnjë ndërhyrje tjetër.
1. Sigurohemi që është bërë lidhja fizike e IPTV me televizorin apo me kabëll RCA
2. Ndërrojmë porten hdmi pas televizorit (në rastet kur lidhja bëhet me kabëll HDMI)
3. Zgjidhet opsioni I saktë I output në televizor (shtypim butonin input ose source me telekomandën e televizorit dhe zgjedhim opsionin e saktë)
4. I bëjme restart aparaturës IPTV duke e hequr nga priza e korentit dhe nëse problemi vazhdon kontaktojmë me numrin e suportit teknik +355 52 800808 .
1. Sigurohemi që porta Ethernet e iptv është e ndezur pas IPTV
2. Sigurohemi që të jetë e populluar fusha : Addressa IP
3. Navigojmë me telekomandën e IPTV tek opsioni “Try Again” dhe shtypim butonin “OK”
4. Nëse problemi vazhdon , kontaktojmë me numrin e supportit teknik +355 52 800808
1. I bëjme restart aparaturës IPTV
2. Nëse problemi vazhdon dalim tek menuja krysore dhe navigojmë tek opsioni “konfigurime”
3. Tek “konfigurime” kërkojmë opsionin “video”
4. Pasi klikojmë “video” kontrollojmë opsionin “force to dvi”
5. Nëse është off ndërrojmë portën e fishës HDMI
6. Nëse është on e kalojmë off dhe I bëjmë restart IPTV
1. Shtypim butonin “app” (butoni I dytë poshtë butonit te kuq F1)
2. Navigojmë tek opsioni “titrat” dhe zgjedhim opsionin “on”
1. Shtypim butonin “app” (butoni I dytë poshtë butonit të kuq F1)
2. Zgjedhim opsionin “audio” dhe më pas zgjedhim gjuhën e dëshiruar
1. Shtypim butonin “stretch” (butoni I fundit I telekomandës në të majtë)
2. Zgjedhim formatin e saktë
1. Shtypim vetëm njëherë me telekomandën e IPTV butonin e kuq “F1”
Bleta ju këshillon nëse keni Bare, Restorante apo ambjent tjetër biznesi me sipërfaqe të madhe dhe lidhen më shumë se 5-6 përdorues të merrni një router wireless profesional të cilët punojnë në 2 frekuenca 2.4 dhe 5.0Ghz, këtë router mund ta bleni në dyqane të ndryshme ose nga Bleta.
Bleta ju këshillon nëse keni shtëpi të madhe apo doni të keni mbulim wireless në të gjithë shtëpinë, dhoma të ndryshme të bleni router wireless shtesë që ka 2 frekuenca 2.4 dhe 5.0Ghz, këtë mund ta bleni në çdo dyqan ose tek Bleta.
Ky udhëzues na ndihmon të zgjedhim opsionet më të mira për paketat e internetit.
⠀ -Shpejtësia e shkarkimit (Download) :
Shpejtësia e shkarkimit përcakton se sa shpejt do të jetë shfletimi juaj në internet, i matur në Mbps (megabit për sekondë).
⠀ Shpejtësitë e ulëta nuk kanë një ndikim të madh në shfletim kur përdorim internetin vetëm për të lexuar tekst dhe fotografi të vogla, me cilësi të ulët, por ato ngadalësojnë hapjen e imazheve dhe videove me cilësi të lartë.
⠀ Prandaj zgjidhni shpejtësinë e përshtatshme për profilin tuaj të përdorimit:
Deri në 4 mega - Tekste dhe foto me madhësi të vogël dhe me cilësi të ulët;
Nga 4 mega - Fotografitë me cilësi të mirë, audio dhe video të vogla me cilësi të ulët;
Nga 10 mega - Video dhe filma me cilësi dixhitale;
Nga 20 mega - Video dhe filma me cilësi HD.
Ask Any Question
Keni pyetje të tjera ?  Na kontaktoni !
Kontakt
Llogaritë Bankare të Bleta sh.p.k. :
IBAN
section-d467662

Kontakte

Jeni të mirëpritur të na kontaktoni për të gjitha pyetjet, kërkesat apo shqetësimet tuaja.

8097
Telefon:
  • Suporti Online : +355 52 800 808
  • Suporti Online : +355 69 405 9755
  • Marketing : +355 69 707 9211
  • Financa : +355 69 402 8386