Sherbimet per biznese te Bleta sh.p.k jane zhvilluar per te garantuar nje pergjigje ndaj nevojave te komunikimit ne nivelet maksimale te teknologjise.

sherbime per biznese
Admin

Cilësi, Shpejtësi, Korrektësi

Bleta sh.p.k është themeluar në vitin 2006, me një experiencë shumë vjecare në fushën e telekomunikacionit dhe të teknologjisë së
informacionit. Me një staf të kualifikuar inxhinierësh diplomuar brenda dhe jashtë vendit me përvoje në sistemet dhe strukturat industriale të teknologjisë , Bleta sh.p.k është shoqeria më e madhe në Qytetin e Durrësit për shërbimet e telekomunikacionit dhe renditet në 5 shoqëritë me
kryesore në Shqipëri në këtë fushë. Ne jemi operatori i parë i telekomunikacionit i cili filloi të ofronte shërbimet me fibër optike në shtëpi. Me mijëra janë klientët dhe me qindra bizneset të cilët na kanë zgjedhur dhe besuar për vite me rradhë. Bleta sot përdor teknologjitë me moderne të telekomunikacionit me fibër optike dhe bashkëpunojmë me partenerë të besuar si Cisco, Huawei, HP, IBM, Mikrotik, Infomir, etj..

Vëmendjen më të madhe ia kushtojmë kujdesit ndaj klientit duke ofruar cilësi, shpejtësi dhe korrektësi maksimale.

Data Center–ri ynë është një ambient në gjendje për të mbajtur serverat dhe aparaturat tona në të gjithë sigurinë duke garantuar lidhjen ne Internet në nivelet maksimale të tregut në të cilin operojmë.

Kemi ndërtuar punën tonë duke u bazuar tek karakteristikat dhe vlerat e vendit ku operojmë, për të ngritur e zhvilluar shërbime të përshtatura për të. Gjithashtu duke u munduar në të njëjtën kohë për të qenë në shërbim edhe të zhvillimit të vendit.

Shërbimet e Bleta sh.p.k janë zhvilluar për të garantuar një përgjigjje ndaj nevojave të komunikimit në territorin ku operojmë, duke i ofruar privateve, profesionistëve , shoqërive të mëdha dhe enteve shtetërore zgjidhje në nivelet maksimale të teknologjisë.

Na jepni ne mundesine te bejme punen tone duke ju lehtesuar biznesin tuaj!

Biznes