download - upload
Admin

Pak njerëz e kuptojnë ndryshimin midis ngarkimit (UPLOAD) dhe shkarkimit (DOWNLOAD). Kuptoni tani ndryshimin midis të dyve:
UPLOAD⬆️
është veprimi i dërgimit të të dhënave nga një kompjuter lokal / smartphone në një kompjuter të largët ose server në internet. Sa herë që ngarkoni të dhëna, ato ngarkohen në një server në mënyrë që një përdorues tjetër të mund ti përdorë ato. Disa shembuj të ngarkimit janë : dërgimi i një email-i, postimi në rrjetet sociale, dërgimi i mesazheve në WhatsApp etj.
DOWNLOAD⬇️
në dallim nga ngarkimi, shkarkimi është veprimi i marrjes së të dhënave nga një server i largët. Sa herë që keni hyrë në ndonjë përmbajtje ose skedar në internet, ju i shkarkoni ato të dhëna. Disa shembuj të shkarkimeve janë : marrja e nje email-i ose e një mesazhi në WhatsApp , Instagram , shikimi i një filmi në Netflix , YouTube etj.

Ngarkimet dhe shkarkimet ndodhin gjatë gjithë kohës. Zakonisht nuk është e nevojshme të kuptoni kur diçka po ngarkohet ose shkarkohet , por të dish se ku ndryshojnë ato është e rëndësishme në disa situata. Shumica e njerëzve nuk kanë nevojë për një shpejtësi të madhe të ngarkimit përveçse në rastet kur dërgojnë shpesh
sasi të mëdha të të dhënave përmes internetit. Sidoqoftë, mos njohja e ndryshimit midis ngarkimit dhe shkarkimit mund t’ju bëjë që të paguani për më shumë sesa keni nevojë, ose të paguani një shumë më të vogël për shpejtësi shumë më të ngadaltë nga ajo që ju nevojitet.

Kontaktoni me ne tani dhe mësoni më shumë rreth shpejtësisë së ngarkimit dhe shkarkimit që ju duhet. Ndani dhe shkarkoni përmbajtje me shpejtësi të lartë pa humbur asnjë të dhënë !
📧 kontakt@bleta.net
☎️ 052 800 808

Biznes Internet Fibër