sherbime per biznese

Sherbimet per biznese te Bleta sh.p.k jane zhvilluar per te garantuar nje pergjigje ndaj nevojave te komunikimit ne nivelet maksimale te teknologjise.

Cilësi, Shpejtësi, Korrektësi

Bleta sh.p.k është themeluar në vitin 2006, me një experiencë shumë vjecare në fushën e telekomunikacionit dhe të teknologjisë së
informacionit. Me një staf të kualifikuar inxhinierësh diplomuar brenda dhe jashtë vendit me përvoje në sistemet dhe strukturat industriale të teknologjisë , Bleta sh.p.k është shoqeria më e madhe në Qytetin e Durrësit për shërbimet e telekomunikacionit dhe renditet në 5 shoqëritë me
kryesore në Shqipëri në këtë fushë. Ne jemi operatori i parë i telekomunikacionit i cili filloi të ofronte shërbimet me fibër optike në shtëpi. Me mijëra janë klientët dhe me qindra bizneset të cilët na kanë zgjedhur dhe besuar për vite me rradhë. Bleta sot përdor teknologjitë me moderne të telekomunikacionit me fibër optike dhe bashkëpunojmë me partenerë të besuar si Cisco, Huawei, HP, IBM, Mikrotik, Infomir, etj..

Vëmendjen më të madhe ia kushtojmë kujdesit ndaj klientit duke ofruar cilësi, shpejtësi dhe korrektësi maksimale.

Data Center–ri ynë është një ambient në gjendje për të mbajtur serverat dhe aparaturat tona në të gjithë sigurinë duke garantuar lidhjen ne Internet në nivelet maksimale të tregut në të cilin operojmë.

Kemi ndërtuar punën tonë duke u bazuar tek karakteristikat dhe vlerat e vendit ku operojmë, për të ngritur e zhvilluar shërbime të përshtatura për të. Gjithashtu duke u munduar në të njëjtën kohë për të qenë në shërbim edhe të zhvillimit të vendit.

Shërbimet e Bleta sh.p.k janë zhvilluar për të garantuar një përgjigjje ndaj nevojave të komunikimit në territorin ku operojmë, duke i ofruar privateve, profesionistëve , shoqërive të mëdha dhe enteve shtetërore zgjidhje në nivelet maksimale të teknologjisë.

Na jepni ne mundesine te bejme punen tone duke ju lehtesuar biznesin tuaj!

ndarja e fjalekalimeve te wifi me te tjeret , mund te ule shpejtesine e internetit tuaj

A e dini se ndarja e fjalëkalimeve të WiFi, përveç problemeve të tjera, mund të ulë shpejtësinë e internetit tuaj?

A e dini se ndarja e fjalëkalimeve të WiFi, përveç problemeve të tjera, mund të ulë shpejtësinë e internetit tuaj?

Secili router ka një kufi në numrin e përdoruesve që mund të lidhen në të njëjtën kohë dhe një specifikim teknik se sa megabit jep.

Prandaj, përveç që të mësoni për këtë specifikim teknik , duhet të shqetësoheni se sa pajisje dhe sa përdorues janë të lidhur në të njëjtën kohë ne wireless-in tuaj, në mënyrë që të mos ndikojnë në cilësinë e shërbimit tuaj të kontraktuar.

faktoret qe ndikojne ne shpejtesie e internetit

Faktoret qe ndikojne ne shpejtesine e internetit

A e dini se shumë produkte elektronike përdorin frekuencën 2.4 GHz, të njëjtën frekuencë të përdorur si parazgjedhje në router?

Për këtë arsye, lenia afër e routerit me këto pajisje ndikon drejtpërdrejt në shpejtësinë e rrjetit tuaj.

Si rezultat, shmangni vendosjen e routerit pranë pajisjeve të tjera, veçanërisht mikrovalëve, telefonave pa kabëll, monitorëve të fëmijëve dhe altoparlantëve Bluetooth.

Uji gjithashtu thith sinjalin, kështu që afërsia me akuariumet duhet të shmanget.

Pasqyrat, metalet dhe sipërfaqet e tjera reflektuese do të shkaktojnë goditjen dhe kthimin e valës, për pasojë ato duhet të jenë larg routerit.

Për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje, mund të na telefononi në +355 52 800 808.

Nëse ju pëlqyen këshillat , ndajini me këdo që mendoni se ka nevojë!

internet ne shtepi

Internet fibër në shtëpi

Shërbimi i internetit në Shqipëri ka marrë një përdorim masiv ashtu si në të gjitha vendet e botës dhe për këtë kërkohen teknologji moderne dhe cilësore. Për këtë arsye, për të ofruar internet në shtëpitë apo bizneset tuaja ne kemi investuar në fibrat optike duke ndërtuar një rrjet me 100% FIBËR OPTIKE.

Shërbimi internet në shtëpi ofrohet duke u bazuar në topologjinë FTTH dhe teknologjinë PON.

Deri më sot kemi shtrirë mbi 800 km fibra optike për të ofruar shërbimet kryesore si : internet, televizion, telefoni.

zona e mbulimit me fiber optike

Më shumë se 800 km Fibër Optike

Bleta.net ka realizuar prej vitit 2010 një rrjet të gjithin me fibra optike për të ofruar shërbimet kryesore si : Internet, Televizion, Telefoni. Shërbimi Internet Fibër në shtëpi ofrohet duke u bazuar në topologjinë FTTH dhe teknologjinë PON.
Bleta.net ka ofruar shërbimin e Internetit në Durrës që prej vitit 2006.

Shërbimi i Internetit në Shqipëri ka marrë një përdorim masiv ashtu si në të gjitha vendet e botës dhe për këtë këkohen teknologji moderne dhe cilësore , për këtë arsye ne kemi investuar në fibrat optike.

Për të ofruar Internet në Durrës kemi shtrirë mbi 800 km fibra optike.